Flash News

KRYESORE

Ipeshkvit italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Ipeshkvit italianë dhurojnë 500 mijë euro për të

Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë ka vendosur që të dhurojë 500 mijë euro për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

Ndërkohë dje Vatikani njoftoi se do të dhurojë 100 mijë euro për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Rreth 4 mijë persona nuk mund të kthehen në banesat e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 49 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë.

Të fundit