Flash News

KRYESORE

Iraku i kërkon SHBA-së krijimin e një strukture për tërheqjen e trupave amerikane

Iraku i kërkon SHBA-së krijimin e një strukture për

Iraku kërkon nga SHBA-ja që të krijojnë një strukturë për të realizuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendi. Kryeministri irakian Adil Abdul Mahdi zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në bisedë Abdul Mahdi, nisur nga vendimi i marrë nga parlamenti për zbatimin e largimit të ushtarëve amerikanë nga Iraku i kërkoi Pompeos që të dërgojë një delegacion nga SHBA-ja në Irak dhe formimin e kësaj  strukture.

Mahdi gjithashtu i bëri me dije palës amerikane se ushtarët amerikanë dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) kanë hyrë pa leje në hapësirën ajrore të Irakut dhe se kjo është në kundërshtim me marrëveshjet mes dy vendeve.

Kurse sekretari Pompeo u përgjigj se do ta ndjekë këtë çështje dhe se SHBA-të e respektojnë sovranitetin e Irakut.

Kryeministri irakian Mahdi shtoi se vendi i tij kundërshton edhe sulmet me raketa të Iranit ndaj bazave amerikane.

"Iraku i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së marrëdhënieve me vendet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar si dhe mbrojtjen e përfaqësive të misioneve të huaja. Lufta kundër terrorizmit të DEASH-it, rindërtimi i vendit, zhvillimi ekonomik, mbrojtja e pavarësisë dhe sovranitetit janë ndër prioritetet tona", ishte qëndrimi i tij.

Të fundit