Flash News

KRYESORE

Iran, shkon në 23 numri i protestuesve të vrarë nga policia

Situata në Iran vazhdon të përshkallëzohet. Të dhënat e fundit flasin për 23 viktima dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Protestat kanë filluar më 28 dhjetor, pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit. Më pas ato u shdërruan në demonstrata të ashpra kundër regjjimit, duke u përhapur në disa qytete të tjera të vendit. Një prej viktimave është nga radhët e forcave të sigurisë, ndërkohë mbi 500 protestues janë arrestuar.
Nëntë persona u vranë gjatë natës ndërsa përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Iran vazhduan për ditën e gjashtë rresht. Episodi i fundit i dhunës në rajonin Isfahan e çon bilancin total të viktimave në rang vendi në 22.
Protesta nisën në ditët e fundit të vitit të shkuar kundër gjendjes së rënduar ekonomike dhe korrupsionit dhe me shpejtësi u përhapën në shumë qytete duke nisur që prej kryeqytetit teheran. Me shpejtësi protesta morën ngjyrime politike, pasi protestuesit e shumë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë si dhe fundin e represionit politik e dhunës policore. Këto janë protestat më të mëdha antiqeveritare në Iran që prej vitit 2009, por nuk pritet që të sjellin ndonjë ndryshim të madh, pasi i mungojnë liderët politikë. Presidenti iranian Hasan Rouhani, është përpjekur në media të nënvlerësojë ndikimin e protestave, ndërsa lideri shpirtëror i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, akuzoi armiqtë e Iranit që duke përdorur armët, politikën, paratë dhe spiunët, krijojnë kaos në republikën islamike. Megjithatë, protestat tregojnë sa të pakënaqur janë iranianët me jetët e tyre, varfërinë në rritë dhe shtypjen nga regjimi, një mesazh i qartë për presidentin rouhani që erdhi në pushtet dhe fitoi zgjedhjet hër herë të dytë me famën e reformatorit.

Të fundit