Flash News

KRYESORE

Ironia e Patozit me Ramën: Sa mirë me qenë “Rilindas”

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar me sjelljen e kryeministrit Rama që nuk merr përsipër përgjegjësitë për kandidimin e kryebashkiakëve me precendenë penal.

"Rilindja" thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Dy muaj pas procesit të 30 qershorit, opozita ka denoncuar se Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës kanë të kaluar kriminale. Nesër pritet të jetë radha e një tjetër të zgjedhur socialistë, për tu bërë ‘kurban’ nga selia blu.

Postimi i plotë:

1-Gjermania vijon të kërkojë falje per krimet e Hitlerit, ndonëse po mbushen 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rasti më i fundit ishte vizita e Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier në Poloni.

2-Franca kërkon ndjesë të thellë, vetëm pse Federata e saj e Futbollit ngatërron himnin e një vendi tjetër gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare në Paris. Dhe për këtë investohet direkt presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Rasti është shumë i freskët për çdo shqiptar, sepse ka të bëjë me incidentin e mbrëmshëm në Stade de France.

3-Ndērsa në Shqipëri, "Rilindja" thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit.

Të fundit