Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Lefter Alla, modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit

Ish-deputeti: Lefter Alla, modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen

Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, i është bashkangjitur reagimeve për kryebashkiakun e Bulqizës, që akuzohet se konsumoi kokainë në një ambient publik.

Ashtu si demokratët e tjerë edhe Gjunkshi kërkon dorëheqjen e Allës si kryebashkiak, teksa vijon me akuzat për kryeministrin Rama se po hesht për rastin në fjalë.

Ish-deputeti përmend në reagimin në Facebook, se PD ka denoncuar vazhdimisht rastet korruptive në qeveri, si shitblerja e votave në Dibër.

“Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Bulqize Lefter Alla duke thithur lëndë narkotike, kokainë, në ambient publik, ne grup, si neper narko - filma.

Rasti i Lefter Alles, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër.

Kemi denoncuar në prokurori me fakte, me zë e figure përfshirjen e strukturave shtetërore, veçanërisht të Policisë se Shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ato të vitit 2017”, shkruan Gjunkshi.

Nga ana e tij kryebashkiaku Alla mohon akuzat, duke pretenduar se e gjitha është një video-montazh sajuar nga PD.

Ndërsa pasi doli sot nga prokuroria ku u thirr për të dëshmuar, Alla nuk pranoi të prononcohet.

Të fundit