Flash News

KRYESORE

“Ish-drejtori i Porti të Durrësit në listën e të pastrehëve për bonusin e qirasë pas tërmetit”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në “Open” denoncoi se ish-drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj, djali  dhe vëllai i tij janë futur në listën e të pastrehëve për të marrë bonus qiraje pasi iu është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

“Ish-drejtori i Portit të Durrësit bashkë me të birin janë futur në listën e të pastrehëve për të marrë bonus qeraje. Afrim Haxhi Bakaj, lista 25 dhe është te Bulevardi Online. Ka nxjerrë vendimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ka future emrin për qera nga shtëpitë e dëmtuara dhe vëllai i tij Altin Bakaj po ashtu”, tha Kryemadhi, e cila bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mosveprim me dashje dhe se sipas saj është fajtor për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se qeveria shqiptare është lajmëruar në 2014 nga United State European Common se emergjencat civile nuk funksionojnë. Një raport me 111 faqe dhe nuk është lëvizur as gishti u shpreh Kryemadhi.

Të fundit