Flash News

KRYESORE

Ishte prekur nga koronavirusi, ndërron jetë reperi amerikan në moshën 47-vjeçare

Reperi i njohur amerikan TY – i cili emrin e vërtetë e ka Ben Chijioke – ka ndërruar jetë pasi nuk ia doli dot në luftën me koronavirusin.

Disa ditë më parë, reperi doli nga terapia intensive dhe u tha nga stafi mjekësor që gjendja e tij u përmirësua por për fat të keq nuk ia doli dot.

Lajmin e ka bërë të ditur stafi i tij mbrëmjen e së enjtes nëpërmjet një deklarate zyrtare. Reperi ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe pas ka lënë një karrierë të pasur muzikore.

 

Të fundit