Flash News

KRYESORE

Italia dënon me 15 vjet burg Moisi Habilajn

Italia dënon me 15 vjet burg Moisi Habilajn

Është dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik droge Moisi Habilaj.

Sipas agjensisë së lajmeve në Katania, Meridioneës, Habilaj, i njohur edhe si kushuri i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u arrestua gjatë operacionit “Trëndafili i erës” më tetor të vitit 2017.

Gjyakata dënoi me 7 vjet burg edhe Nazer Seiti, i cili konsiderohet si financier e grupit kriminal. Ky i fundit u arrestua në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në Itali.

Për dosjen “Habilaj” që po hetohet në Shqipëri vijojnë të jënë në kërkim edhe 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës Jeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Të fundit