Flash News

KRYESORE

Italia e përçarë për Venezuelën; Mattarella kërkon mbështetje për Guaidon, Di Maio refuzon

Italia e përçarë për Venezuelën; Mattarella

Italia është ndër shtetet e pakta të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Pavarësisht kërkesës së presidentit Sergio Mattarella që Roma të bashkohet me shtetet e tjera të BE-së në qëndrimin për krizën në Venezuelë, qeveria vijon të refuzojë.

"Duhet të tregojmë përgjegjësinë dhe qartësinë me një linjë të përbashkët me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë të BE-së", ka deklaruar presidenti Mattarella.

Por zëvendëskryeministri Luigi Di Maio, nga ana tjetër, ka mbrojtur refuzimin e tij duke thënë se "Guaido nuk është zgjedhur nga populli".

Që prej 23 janarit kur shpalli veten president të përkohshëm, Juan Guaido ka arritur të sigurojë mbështetjen e shumicës së shteteve në botë. SHBA, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Australia, Ukraina, Kolumbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Maroku janë vetëm disa nga shtetet që njohin Guaidon president.

Ky vendim u mor ditën e djeshme edhe nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që Italia, Irlanda, Sllovenia, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro nuk i janë bashkuar këtij qëndrimi.

Shtetet që i kanë dhënë mbështetje Nicolas Maduro janë: Rusia, Kina, Turqia, Irani, Siria, Palestina, Afrika e Jugut, Bolivia, Kuba, Koreja e Veriut, Kamboxhia, Laos dhe Nikaragua.

Të fundit