Flash News

KRYESORE

Ja kush është Dejvis Rustemaj, organizatori i atentatit te “Komuna e Parisit”

Ja kush është Dejvis Rustemaj, organizatori i atentatit te

Atentatori i ngjarjes së ndodhur tek “Komuna e Parisit” dy ditë me parë, ku mbeti i plagosur shtetasi Lorenc Hoxha, është arrestuar nga policia, por nuk është një person i panjohur për uniformat blu. 27 vjeçari Dejvis Rustemaj,  mësohet se i ka shpëtuar një atentati të ndodhur në fillim të majit në kryeqytet në zonën e Kinostudios.

Ai u tentua të vritej pasditen e 4 majit, para një bilardoje që ndodhet në afërsi të një xhamie në rrugën “Xhanfize Keko”, mes Kinostudios dhe Porcelanit.

Policia tha se Rrustemaj njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ngjarja më e fundit për të cilën ai u hetua ishte kanosja e djalit të biznesmenit të karburanteve, Ilias Fisheku. Rrustemaj, u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor.

Dejvis Rustemaj ka qenë i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “kanosje”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Krimi u hetua në pistën e një hakmarrje të mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpunim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer. Për plagosjen e Rrustemaj, policia shpalli në kërkim një 31-vjeçar me inicialet B.S.

 

Të fundit