Flash News

KRYESORE

Ja si do votojë LSI në Parlament për Qeverinë “Rama 2” dhe Ruçin si kryetar Kuvendi

Ja si do votojë LSI në Parlament për Qeverinë “Rama

Ndërkohë që PD është shprehur kundër në parim për votimin e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit dhe pritet ta zyrtarizojë qëndrimin e saj sot në orën 18.00, edhe pjesa tjetër e opozitës, Lsi ka zyrtarizuar tashmë qëndrimin e saj për Gramoz Ruçin dhe Qeverinë “Rama 2”.

Pas mbledhjet së djeshme të grupit parlamentar të LSI-së, zbulohet vota e LSI-se per Qeverine e re “Rama 2” dhe per kreun e ri te Kuvendit te propozuar nga kryeministri Rama.

Voten e ka zbuluar kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ne nje prononcim te dhene per ReportTv.

“Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”. Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve”- ka thene Vasili.

Neser pritet te zhvillohen dy seanca te Kuvendit, nje paradite dhe nje ne oret e pasdites, verifikimi i mandatit te deputeteve dhe me pas edhe betimi i tyre.

PS ka 74 mandate dhe Gramoz Ruçi mund te marre mbi 76 vota, pasi votave te tyre do t'u shtohen edhe ato te PDIU-se.

Të fundit