Flash News

KRYESORE

Java finale/ Italia dhe Gjermania në mësymje për votën pro për Shqipërinë në BE

Java finale/ Italia dhe Gjermania në mësymje për votën pro

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ditët e ardhshme janë mjaft të ethshme. Dhe kjo sepse më 17 dhe 18 tetor liderët e shteteve të BE-së do të mblidhen dhe do të vendosin nëse me të dyja shtetet ballkanike do të hapen ose jo negociatat.

Ndërsa shumica e vendeve anëtare janë pro hapjes së dritës jeshile, ka edhe vende skeptike. Situata është e tillë. Franca heziton që unioni të zgjerohet edhe më, pasi si fillim do të ketë një riorganizim të Bashkimit Evropian, e më pas edhe ndryshim të procedurave të anëtarësimit.

Presidenti Manuel Macron pritet që ta bëjë propozimin në mbledhjen e ardhshme, por sipas agjencive të huaja kjo pak mbështetje ka. Nëse Franca refuzon, atëherë do të ketë mbështetje edhe nga vende si Danimarka dhe Holanda, skeptike për futjen e Shqipërisë në union.

Por shtetet e tjera janë pro futjes së këtyre dy vendeve ballkanike. Kjo sepse ato i kanë kryer detyrat. për më tepër që rreziku është i madh që të destabilizohet rajoni.

Komisari për Zgjerimin e BE-së Johanes Hahn e ka bërë të qartë që mosçelja e negociatave do të ishte një gabim i madh politik. Kjo sepse lihet një boshllëk dhe fuqi si Kina dhe Rusia do nxitojnë që ta mbushin.

Në këto ditë të fundit, Italia dhe Gjermania, kanë nisur një “mësymje” finale. Ditën e nesërme pritet një takim midis kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron, ku temë kryesore do të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. ndërkohë që të martën në Tiranë pritet që të vijë kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ai do të takojë kryeministrin Edi Rama si edhe presidentin Ilir Meta.

Temë e bisedës do të jetë pikërisht hapja e negociatave. Italia e ka bërë të qartë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat dhe negociatat duhet që të hapen pa humbur kohë. Nga Tirana, Conte pritet që sërish ta japë mesazhin, që dy shtetet ballkanike e kanë vendin në BE.

Lobimi i shteteve themeluese të unionit do të jetë mjaft intensiv në mënyrë që si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat dhe Bashkimit Evropian të mos t’i humbë besueshmëria.

Të fundit