Flash News

KRYESORE

'Jo më tavolina të përbashkëta', si do i ndryshojmë zakonet e punës prej koronavirusit

Korridoret me një kalim, xhamat ndarëse plastike mes tavolinave të kolegëve dhe ekranet e pastra për tu mbrojtur nga kollitjet dhe teshtimat mund të kthehen në standarde të zakonshme të zyrave pasi të hiqen urdhrat e karantinimit në shtëpi, thonë ekspertët e profesioneve.

Masat e qeverive  kanë ndryshuar rrënjësisht dhe mënyrën se si punojnë njerëzit, dhe kryesisht komunikimin mes tyre. Videokonferenca është shnëdrruar në formën e re të komunikimit.

Ndërsa masat ndaj pandemisë po zbuten në gjithë botën, zyrat e punës janë duke u ridizajnuar për të minimizuar rrezikun e transmetimit dhe për të parandaluar një valë të dytë të infektimeve me koronavirus.

Ndërmarrja ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme Cushman & Wakefield, e cila ka mbikëqyrur kthimin e pothuajse një milion njerëzve në zyra në Kinë, ka dalë me një koncept të ri të dizajnit të vendit të punës për të ndihmuar në përvojën e re të jetës së zyrës.

Ky koncept përdror rregullin e distancës sociale prej dy metrash, për të mbajtur zonat rreth tavolinës të boshatisura.

Një prototip në zyrat e kompanisë në Amsterdam u tregon klientëve se si mund të konfigurohen hapësirat e tyre.

Gjithçka bazohet nga një koncept shumë bazik, ai i distancimit social, si tapetët me ngjyrë që tregojnë hapësirën individuale të punonjësve në tavolinat e tyre apo xhamat plastikë që nuk lejojnë transmetimin e virusit midis kolegëve”, shprehet Bill Knightly që punon me task forcën e covid-19 të kompanisë. Për disa punonjës që janë mësuar me ndërveprimet sociale në zyrat moderne të hapura dhe “tavolinat e nxehta” mbi të cilat disa punonjës bisedojnë e debatojnë tema lidhur me punën e në afërsi me njëri tjetrin, këto ndryshime mund të jenë të vështira për t’u adaptuar, shprehet psikologu i organizatave Brad Bell i cili ka studiuar impaktin e punës në distancë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modele të ridizajnimit të zyrave 

"Ne kemi zbuluar se distancimi shumë i madh mes kolegëve ndikon që punonjësit të mos jenë shumë produktivë," tha Bell, një profesor i Studimeve të Burimeve Njerëzore në Universitetin Cornell.

Megjithatë, punëdhënësit janë duke parë përfitimet e punës në distancë gjatë pandemisë, tha Bell, duke parashikuar se disa mund të shkojnë drejt këtij modeli përgjithmonë.

"Ajo që kam zbuluar nga bisedat me drejtues tw kompanive wshtw se ata po zbulojnë se punonjësit kanë mbetur produktivë. Dhe madje po e bëjnë punën shumë mire."

Natyrshëm lind pyetja:

"A është e mundur që të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia? Jo, jo në këtë fazë. Ky nuk është konsensusi i përgjithshëm”, tha Bell.

Në SHBA regjistrohen rreth 70,000 si pasojë e koronavirusit, sipas një raporti të Reuters. Masat e qëndrimit në shtëpi kanë dëmtuar  ekonominë e Sh.B.A-së dhe demonstratat për të kërkuar një fund të izolimit janë shtrirë në të gjithë vendin.

Përshtatur nga Reuters, Politiko.al

Të fundit