Flash News

KRYESORE

Jozefina Topalli ‘djeg’ Astrit Patozin si rival të Bashës?

Jozefina Topalli ‘djeg’ Astrit Patozin si rival të Bashës?

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po shkon drejt zyrtarizimit të kandidaturës për kreun e Partisë Demokratike. Topalli ka lajmëruar sot për një konferencë në orën 14:00, ku pritet të njoftojë kandidaturën për kryetare të demokratëve.

Kjo lëvizje e Topallit do të ‘digjte’ Astrit Patozin si rival të mundshëm të Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht rikandidimin.

Patozi deklaroi dje se do kandidonte përballë Bashës vetëm nëse zhvillohet një proces i rregullt dhe në garë nuk hyn një person i tretë.

Deri më tani, Eduart Selami është i vetëm në garë për kreun e PD-së.

Të fundit