Flash News

KRYESORE

Ju duhet të realizoni një konferencë në “Skype”? Tani mund të shtoni deri në 50 persona

Ju duhet të realizoni një konferencë në “Skype”?

Microsoft ka njoftuar se do të dyfishojë numrin e bashkëbiseduesve për thirrjet në grup në Skype, duke rritur limitin nga 25 në 50 persona.

Është një ndryshim që do të ndihmojë bizneset e vogla që bazohen në thirrje me anë të Skype për të realizuar takime apo konferenca, duke lënë pas limitin prej 32 bashkëbiseduesish të Apple në FaceTime.

Microsoft tha gjithashtu se pjesëmarrësit në video, për thirrjet në grup tani e tutje do të marrin një njoftim dhe jo thirrje, kur starton takimi. Thirrja do të realizohet edhe në ka prej atyre që nuk janë përgjigjur njoftimit.

Të fundit