Flash News

KRYESORE

Justin Bieber çudit më deklaratën e radhës: E kam dashur dhe e dua Selenën

Fansat e Justin Bieber dhe Selena Gomez duan shumë që t`i shohin bashkë si çift dhe në përgjithësi fansat e këngëtarit kanadez janë kundër martesës së tij me modelen Hailey.

Por Justin ka vendosur t`i përgjigjet njëherë e mirë komentuesve që e akuzojnë se ai do ende Selenën.

Një prej ndjekësve i shkruante:

“Ti nuk je i dashuruar me Hailey-n. Ti thjesht u martove me të për t’u rikthyer me Selena Gomez plus që Hailey fle me meshkuj si Shawn Mendes për famë dhe ajo është raciste."

E ndërsa Bieber i ka kthyer një përgjigje të gjatë:

"Fakti që ti ke një llogari posaçërisht për të më ofenduar mua dhe bashkëshorten time është absolutisht absurd. Pse do ia dedikoja gjithë jetën time dikujt duke u martuar me të, për t’u rikthyer tek ish-i?

Duhet të të vijë turp nga vetja, realisht! Unë absolutisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n. Ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Kjo është një përgjigje për të gjithë ata njerëzit e sëmurë që i dërgojnë Hailey-t, mesazhe lënduese të tipit: ‘Ai gjithmonë shkon pas Selena-s ose Selena është më i mirë për atë.’ Ti nuk njeh jetën time dhe çfarë është e mirë për mua.”

Ndërsa në Instastory ai shkruan:

“Boll më dërguat mua dhe Hailey-t këto mesazhe, nëse më do bëji screenshot kësaj dhe shpërndaje gjithandej.”

Të fundit