Flash News

KRYESORE

Juventusi njofton zyrtarisht: Kemi një lojtar me Coronavirus!

Juventusi njofton zyrtarisht: Kemi një lojtar me Coronavirus!

Nuk është shaka, por lajmi i shkruar në sajtin zyrtar të Juventusit.

Coronavirus deri tani ka prekur 121 shtete në mbarë globin dhe ndër më të dëmtuarit është Italia, aty ku kanë humbur jetën mbi 800 njerëz.

Mes atyre që janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës është edhe një futbollist i njohur. Bëhet fjalë për Daniele Ruganin, lajmin e të cilit e ka publikuar klubi i Juventusit në një komunikatë urgjente.

Klubi bardhezi shkruan se mbrojtësi ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe tashmë është i izoluar në karantinë. Lojtarët e tjerë të Juventusit dhe anëtarët e stafit teknik do të bëjnë analiza të mëtejshme. Deri tani Rugani nuk ka dhënë ndonjë simptomë prej virusit.

Të fundit