Flash News

KRYESORE

“BE ka nevojë për ne”, Merkel kërkon koalicion me SPD për një Gjermani të qëndrueshme

“BE ka nevojë për ne”, Merkel kërkon koalicion me SPD

Nuk mund ta mendojmë ekzistencën e Evropës së bashkuar pa një partnership të fortë mes Gjermanisë dhe Francës, kështu që kemi përgjegjësi të madhe për krijimin e një qeverie të qëndrueshme, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në kongresin e radhës të CSU-së.

”Vij nga Brukseli. Dhe atje na pyesin se çfarë do të bëjë Gjermania. Na thonë ‘kemi nevojë për ju, nuk e shihni që Kina po fuqizohet, nuk e shihni si po e bën politikën e jashtme Rusia dhe se si Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane apo se si SHBA është më e përqëndruar te vetja e saj?”, deklaroi Merkel.

”Na kërkohet të reagojmë”, theksoi ajo.

Merkel konfirmoi se e vlerëson shumë vendimin e SPD-së për bisedime, për një koalicion të madh qeveritar.

”Ia vlen për të luftuar për këtë”, deklaroi Merkel në kongresin e CSU-së.

Të fundit