Flash News

KRYESORE

Ka pranuar mandatin, 'rivali' i Bashës nuk paraqitet në Kuvend për betimin

Ka pranuar mandatin, 'rivali' i Bashës nuk paraqitet në

Erion Piciri është një prej kandidatëve në listën e Partisë Demokratike që ka pranuar mandatin e deputetit. KQZ e ka miratuar dhënien e mandatit, ndërkohë që sot ai nuk është paraqitur në Kuvend për të bërë betimin.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi se Piciri do të jetë i pranishëm në seancën tjetër për të marrë zyrtarisht mandatin e deputetit. Arsyet e kësaj vonese nuk janë bërë të ditura.

Erion Piciri u bë i njohur si kandadi që rivalizoi Lulzim Bashën për zgjedhjet brenda partisë, në vitin 2017-të.

Ndërkohë, sot u betuan gjashtë deputetë të rinj që kanë hyrën ë Kuvend nga listat e PD dhe LSI, pasi këto dy parti vendosën të djegin mandatet.

Të fundit