Flash News

KRYESORE

Kalon vettingun prokurorja e Tiranës, kandidate për SPAK

Kalon vettingun prokurorja e Tiranës, kandidate për SPAK

Kalon procesin e vettingut prokurorja e Tiranës, Elida Kaçkini.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi sot në detyrë prokuroren e cila ka rezultuar e pastër në tri shtyllat kryesore të këtij procesi.

Kaçkini është edhe një nga 15 kandidatët që do të vazhdojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Nga ana tjetër, KPK ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli. Ai nuk e kaloi dot vettingun për shkak të problemeve të mëdha që u gjetën gjatë hetimit të pasurisë së tij.

Të fundit