Flash News

KRYESORE

Kampioni i boksit mesazh për rininë nga protesta e Metës: Mos e lini Shqipërinë të shpopullohet

Kampioni i boksit mesazh për rininë nga protesta e Metës: Mos e

Boksieri me origjinë nga Shkodra, Kristjan Demaj, ashtu siç lajmëroi, i është bashkuar protestës së Metës.

Në fjalën e tij në podiumin e ngritur përballë presidencës tha se fitoren si kampion ndërkombëtar shprehet se ia dedikon pikërisht 2 marsit, duke dhënë edhe disa mesazhe për të rinjtë shqiptarë.

“Vij para jush pasi fitova titullin kampion kombëtar. Dëshiroj që këtë fitore t’ja dedikoj kësaj dite të shenjtë dy marsit.  

Këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lemë të shpopullohet edhe duhet të ndërtojmë të ardhmen këtu.

Beteja për Kushtetutën është beteja kuq e zi. Shqiptarët nuk duhet të largohen. E ardhmja e tyre është këtu”, tha Demaj.

Të fundit