Flash News

KRYESORE

Kanale të fshehta komunikimi me Ramën? Basha zotohet para Këshillit Kombëtar

Kanale të fshehta komunikimi me Ramën? Basha zotohet para

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka hedhur kategorikisht poshtë të gjithë zërat që flasin për marrëveshje të tij me Edi Ramën, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD.

Mësohet se ai tha se Rama përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri. “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht- iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

  1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.
  2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.”, u shpreh Basha

Kreu i demokratëve u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte çmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, u shpreh kryetari I PD, Lulzim Basha.

Të fundit