Flash News

KRYESORE

Kaos në Bashkinë Lezhë, administrata nuk kryen veprime financiare

Kaos në Bashkinë Lezhë, administrata nuk kryen

Situata në bashkinë e Lezhës mbetet problematike që pas dhënies së masës ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe  zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Bashkia e Lezhës ka 10 njësi administrative, ndërsa tani punojnë nën drejtimin e nënkryetares Alfrida Marku, e vetmja zyrtare e lartë që ka mbetur në këtë institucion. E pyetur nga Top Channel, nënkryetarja thote se shërbimi vazhdon, por janë disa shërbime që në mungesë të kryetarit nuk mund të bëhen.

“Përjashtimisht mbeten të pa përmbushura ato shërbime të cilat ligji i lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ekskluzive me autoritetin e kryetarit të bashkisë, më të ndjeshmet janë ato shërbime që i ofrohen qytetarëve që jetojnë përtej territorit të republikës së Shqipërisë, veprime financiare të cilat kanë të bëjnë me pagesat apo detyrimet e institucionit si dhe veprimet proceduriale dhe juridike që kryhen pranë zyrës së urbanistikës”, shton Marku.

Në bashkinë e Lezhës shpresojnë që pas apelimit kryebashkiaku të lirohet dhe të rikthehet në punë. Por deri atëherë bashkia do funksionojnë në mënyrë gjysmake. Këtë të premte me dhjetëra qytetarë ishin në sportelet e baskisë për të marrë shërbimet e tyre.

Të fundit