Flash News

KRYESORE

Kapen 2.5 ton kokainë në Portugali dhe Spanjë, në pranga 10 trafikantë

Kapen 2.5 ton kokainë në Portugali dhe Spanjë, në pranga 10

Autoritetet portugeze dhe ato spanjolle kanë mundur të sekuestrojnë një sasi të madhe kokaine, prej 2.5 ton. 2 ton u sekuestruan në një depo të Lisbonës dhe rreth 500 kilogramë të tjera në bagazhin e një makine në rajonin e Badajoz në Spanjë.

Në bazë të këtij operacioni në poranga ranë edhe 10 persona, si të dyshuarit kryesorë për trafikimin e drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Droga kishte si destinacion fillimisht Spanjën dhe më pas do të shpërndahej në disa shtete të tjera evropiane, saktësojnw mediat vendase.  

Të fundit