Flash News

KRYESORE

Kapet me 64 kg lëndë narkotike, arrestohet 50 vjeçari në Memaliaj

Kapet me 64 kg lëndë narkotike, arrestohet 50 vjeçari në

64 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva janë sekuestruar pasditen e sotme në Memaliaj. Lënda narkotike u gjend në banesën e një 50 vjeçari me iniciale M.M nga fshati Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

M.M u arrestua pasi u kap në flagrancë nga policia e Memaliajt. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Memaliaj:

Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”. Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit