Flash News

KRYESORE

Kapriçot e motit, nga e enjtja rriten sërish temperaturat

Kapriçot e motit, nga e enjtja rriten sërish temperaturat

Gjatë orëve të fundit vendi ynë ka qenë nën ndikimin e masave ajrore të freskëta që shkaktuan reshje intensive shiu por edhe stuhi breshëri, megjithatë specialistë të Shërbimit Meteoroligjik Ushtarak bëjnë të ditur se prej mesditës të së mërkurës do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike.

“Sa i takon ditës së nesërme pritet depërtimi i një mase më të freskët me origjinë veriperëndimore  duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me intensitet të dobët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të drekës dhe kryesisht pasdites masat ajrore fitojnë qëndrueshmëri dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare,” tha sinoptikani Elvi Jahaj për Ora News.

Temperaturat priten që të ngrihen me një deri në dy gradë nga dita e enjte.

“Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në zonat malore. Sa i takon temperaturave maksimale do të kenë një rritje prej një e dy gradë çdo ditë,” shtoi sinoptikani Elvi Jahaj.

Temperaturat maksimale në zonat bregdetare dhe ato të ulëta priten të arrijnë në 33 deri në 34 gradë.

Të fundit