Flash News

KRYESORE

Kërkoi favore seksuale dhe para, arrestohet gjyqtari dhe psikologia në Fier

Kërkoi favore seksuale dhe para, arrestohet gjyqtari dhe psikologia në

Policia e Fierit ka arrestuar gjyqtarin Roland Hysi, i cili u shfaq në videon e publikuar nga emisionit “Stop” duke kërkuar favore seksuale dhe para ndaj një gruaje në këmbim të vendimit për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.

Së bashku me gjyqtarin, është arrestuar edhe psikologia e Gjykatës së Fierit.

“Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

- R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

- E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit