Flash News

KRYESORE

Këshilli Shqiptar i Medias thirrje qeverisë: Tërhiquni nga mbyllja e RTV ORA!

Këshilli Shqiptar i Medias thirrje qeverisë: Tërhiquni nga

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Institutit të Shëndetit Publik për të mbyllur Radio televizionin Ora me anë të një mase administrative.

Përmes një deklarate për mediat, KSHM thekson se e drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit.

KSHM arsyeton se vendosja e gjobave dhe masa për mbylljen e aktivitetit, dëshmon se ky veprim është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

“Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt  të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora.

Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë”, thuhet në deklaratën e KSHM.

Të fundit