Flash News

KRYESORE

Këto janë pesë institucionet që qeveria i vlerësoi me çmimin e Ekselencës për Shërbimet Publike 2018

Këto janë pesë institucionet që qeveria i vlerësoi me

Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministrisë, ndau çmimet e ‘Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”.

Pesë institucione të ndryshme u vlerësuan për cilësinë e performancës në ofrimin e shërbimeve publike.

Institucionet që u vlerësuan janë: Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria  Rajonale e Tatimeve Korçë dhe Qendra e Integruar ADISA Krujë.

Kjo ceremoni vjen pas realizimit të një studimi ku është aplikuar instrumenti i vlerësimit “Vizitat e Klientit Misterioz”, instrument i cili zbatohet gjerësisht në vlerësimin e dhënies së shërbimeve nga operatorët privatë, i përdorur tashmë për herë të dytë edhe për institucionet publike në vend.

Të fundit