Flash News

KRYESORE

Klopp me rekord të ri, gjermani u tregon targën Guardiolës dhe Mourinhos

Klopp me rekord të ri, gjermani u tregon targën Guardiolës dhe

Jurgen Klopp po zhvillon një sezon të çmendur në krye të Liverpoolit. Numri një i stolit ka marrë dhe meritat e këtij suksesi dhe fitoreve radhazi, pasi po fiton çdo muaj çmimin si trajneri më i mirë i muajit.

Gjermani mori këtë çmim dhe për muajin janar, pas fitores në gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor. I vetmi muaj që nuk e fitoi ishte në tetor, kur Liverpooli i tij barazoi ndaj Manchester United.

Klopp ka vendosur rekord duke fituar për herë të 5 këtë sezon trofeun individual të trajnerit të muajit. Liverpooli i tij kryeson me 22 pikë para City-t dhe kampionati duket i kapur që tani.

https://twitter.com/LFC/status/1225754329929461760?s=20

Të fundit