Flash News

KRYESORE

Komisioneri i BE për Zgjerimin: Për Shqipërinë pritet rekomandim për hapje negociatash

Komisioneri i BE për Zgjerimin: Për Shqipërinë pritet

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka bërë sot një deklaratë për Komitetin e Parlamentit Europian.

“Vizioni ynë është të krijojmë një nivel pasurie që të mbushim boshllëqet sepse ky është problem. Në Ballkanin Perëndimor kemi bërë progres të madh. Në përgjithësi ka më shumë progres, në ekonomi apo në zbatimin e ligjit. Një shembull tjetër i mirë bazuar në strategjinë tonë për Ballkanin Perëndimor. Do pranojmë një anëtar vetëm nëse ky anëtar i ka zgjidhur të gjitha konfliktet bilaterale”, tha Hahn.

Hahn u shpreh se në fund të majit do publikohet një raport për çdo vend të rajonit, përfshirë edhe Turqinë. Ai tha se pret që në bazë të asaj që është parë, të jepet rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

“Në fund të majit do nxjerrim raportin për çdo vend në rajon, përfshirë edhe Turqinë. Pres që në bazë të asaj çfarë kemi parë të japim rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Megjithatë duhet aprovimi i çdo vendi anëtar në BE, duhet pëlqim unanim nga të gjitha vendet. Nëse protësohen kushtet, duhet te veprojmë pozitivisht”, deklaroi Hahn.

Të fundit