Flash News

KRYESORE

Kompania e dializës: ka raportime dizinformuese për ne, ja kush jemi

Kompania e dializës: ka raportime dizinformuese për ne, ja kush jemi

Në një komunikatë për mediat, kompania Diaverum Group sqaron ato që i konsideron 'raportime dezinformuese'. Më së pari në njoftim i bëhet një pasqyrë statusit ligjor duke i mëshuar idesë se DG nuk është një kompani guaskë, por kompania mëmë e Diaverum International.

"Duke qenë se Diaverum International është një kompani brenda Grupit Diaverum, ajo nuk ka asnjë punonjës ose fluks të pavarur të ardhurash. Këto lloj strukturash janë tipar i zakonshëm brenda grupeve ndërkombëtare dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Diaverum International është një kompani “fantazmë” ose “guackë”, ose të mos jetë nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e plotë të Grupit Diaverum - Bordi i tij i Drejtorëve përfshin Drejtorin Ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i Financave, dhe Drejtori i Bordit i Grupit Diaverum."

Grupi Diaverum, sipas të njëjtit njoftim, ofron kujdes të klasit të parë për dializën dhe ka bërë disa hyrje të suksesshme në tregjet e reja, duke përfshirë: Brazilin (2.400 pacientë), Maqedoninë e Veriut (700 pacientë) dhe Arabinë Saudite (4,400 pacientë).

Njoftimi i Diaverum shton se në të gjitha këto tregje janë përmirësuar ndjeshëm rezultatet e pacientëve dhe është fituar besimi i shoqatave të pacientëve dhe të autoriteteve të kujdesit shëndetësor.

"Ne jemi të bindur që ky do të jetë rasti edhe për Shqipërinë pas blerjes sonë të parashikuar të DiaVita, dhe natyrshëm do të ofrojmë mbështetjen e plotë të të gjithë Grupit Diaverum për të mundësuar që DiaVita të ofrojë përkujdesje cilësore për pacientët e saj si dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale."

Të fundit