Flash News

KRYESORE

Konte: Interi është pas Juves dhe Napolit, Leçen e kam për zemër

Konte: Interi është pas Juves dhe Napolit, Leçen e kam për

Antonio Konte shprehet se tek Interi emocioni është i madh përpara takimit të parë të sezonit kundër Leçes, që do të luhet ditën e nesërme. Tekniku zikaltër është i kënaqur me punën e bërë deri tani nga lojtarët.

“Emocioni është i madh për ndeshjen e parë, por jam i kënaqur me punën e bërë deri tani. Duhet të punojmë shumë për të arritur diçka të madhe. Është e rëndësishme ta nisim kampionatin me këmbën e mbarë, dhe tifozët të shohin idetë e reja në lojë.

Leçe? E kam në zemrën time këtë skuadër. Jam shumë i lumtur që do përballem me ta në Serie A. Ata e merituan të ngjiteshin në elitën e futbollit italian. Pavarësisht se kam marrëdhënie shumë të mira me ta, nesër do të jemi kundërshtarë.”, tha Konte.

I pyetur për titullin kampion, ai u përgjigj: “ Duhet të them se ekziston një hendek me Juventusin dhe Napolin, dhe nuk mund të vendos kufij, koha do ta tregojë se për çfarë do të luftojmë. Të dyja skuadrat e sipërpërmendura kanë bërë ndërhyrje në merkato, por ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe të bëjmë krenarë tifozët. Jam i kënaqur me lojtarët që kemi afruar deri tani. Ikardi? Unë nuk kam asnjë problem me të, janë drejtuesit që vendosin për të ardhmen e lojtarit.”

Ai foli edhe për integrimin e Romelu Lukakut në skuadër.

“Romelu u pëlqye nga pjesa tjetër e skuadrës menjëherë. Ai punon shumë fort dhe ka potencial, por ka edhe shumë vend për t’u përmirësuar. Unë e kam provuar atë me disa lojtarë në sulm, dhe jam i lumtur me të.”

Të fundit