Flash News

KRYESORE

Kopjoni këtë detaj nga Rama, por jo njësoj si ai

Kopjoni këtë detaj nga Rama, por jo njësoj si ai

Rama është parë ditën e djeshme me një karficë në xhepin e majtë të xhaketës. Këto në gjuhën e modës quhen kapëse ose fiksuese të kollares. Dhe shërben pikërisht për të fiksuar kollaren me këmishën, që të mos lëvizë.

Por së fundmi, kjo përdoret edhe si aksesor. Kryeministri Rama gjithnjë ka guxuar me stilin dhe kombinimet. Dje në seancën parlamentare, Rama kishte veshur një xhaketë që në fakt i vinte disi e madhe dhe kishte vënë pikërisht fiskuesen e kollares në xhepin e majtë të xhaketës.

Nuk ka ndonjë rregull që e ndalon këtë por nuk është një kombinim që këshillohet.  Kjo nuk është hera e parë që Rama bën këtë kombinim. Edhe në Kongresin e Partisë Socialiste, ai ka vendosur pikërisht këtë kapëse në xhepin e xhaketës së tij.

Për meshkujt me stil mund të ndjekin shembullin e Ramës por duke shikuar këtë udhëzues themelor për ta.

Gjithashtu, mund të shohin edhe David Beckham, i cili di mirë si të vendosë një kapësë fiksuese në kollaren e tij.

Politiko.al

Të fundit