Flash News

KRYESORE

Koronavirus në Shqipëri, 31 raste të reja të infektuarish në 24 orët e fundit

Koronavirus në Shqipëri, 31 raste të reja të infektuarish

Një numër i lartë të infektuarish me COVID-19 është shënuar edhe gjatë ditës së sotme në vend.

Autoriteti shëndetësor bën me dije se nga 300 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë 31 raste pozitive të konfirmuara me Covid-19 në të gjithë vendin.

Nga të cilat: 8 në Tiranë, 5 Vlora, 5 Shkodra, 1 Lushnja, 2 Durrës, 2 Krujë, 6 Pukë dhe 2 Elbasan

Mësohet se, qyteti me më shumë të infektuar është Tirana me 8 raste, i ndjekur më pas nga Vlorë dhe Shkodra respektivisht me 5 raste. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 5 raste pozitive me COVID, 4 prej tyre familjarë të rastit të parë, të djeshëm si dhe një rast i ri, vatër e re në një fasoneri.

Kujtojmë se, dje u regjistruan 44 raste me koronavirus dhe një qytetar nga Lushnja ndërroi jetë.

Të fundit