Flash News

KRYESORE

Kosova e nis me fitore në stadiumin "Fadil Vokrri”

Kosova e nis me fitore në stadiumin "Fadil Vokrri”

Kosova e ka nisur me fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi me rezultatin 2:0 ndaj Ishujve Faroe mbrëmjen e sotme.

Kosova, që në ndeshjen e parë barazoi pa gola me Azerbajxhanin, ka arritur fitoren në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Challandes shënoi fitoren e parë në një ndeshje garuese, ku fitoi ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen grupit 3 të Ligës D në Nations League. Kosova në pesë minuta shënoi dy gola nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiut.

Me katër pikë pas dy ndeshjeve, Kosova mban pozitën e liderit në grupin e tretë të Ligës D.

 

Të fundit