Flash News
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.
Makina është përplasur me semaforin, dhe pastaj një qytetar. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për mediat e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar ajo.