Flash News

Kosova

Albin Kurti: Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Albin Kurti: Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se këto nuk janë zgjedhje të parakohshme, por të vonuara, dhe se me 14 shkurt politika e keqe do dalë para gjyqit popullor.

 Postimi i plotë:

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, shkruan Kurti.

Të fundit