Flash News

Kosova

Borrell fton në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiç

Borrell fton në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiç

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thirrur në një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell shkruan se është nevojë urgjente për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.

Dje, Kurt njoftoi se pas takimit në Vatikan me Papa Françeskun do të udhëtojë për në Bruksel për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të tre policëve të mbajtur peng nga Serbia dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Të fundit