Flash News

Kosova

Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.


Që nga 15 prilli, Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim ligjor mënyrën e votimit të fshehtë që po e kërkojnë Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Formimi i komisionit mbikëqyrës për organizimin e votimit të fshehtë po has në kundërshtim nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.Vlen të theksohet se vazhdimi i sotëm i seancës përkon me 17-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të fundit