Flash News

Kosova

Këshilltari i Kurtit tregon arsyet: Pse Kosova kërkon ndarjen e integrimit nga dialogu me Serbinë

Këshilltari i Kurtit tregon arsyet: Pse Kosova kërkon ndarjen e

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka sqaruar debatin që qëndron pas idesë se dialogu duhet të ndahet nga integrimi.

Në një intervistë për A2 CNN, ai tha se kjo eshtë një kërkesë që kryeministri Albin Kurti e ka bërë në një kontekst të samitit  për planin e zhvillimit, ku do të ketë edhe 6 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor bazuar në performancën e reformave.

"Jo nuk është një kërkesë e re apo ad-hoc. Është një kërkesë që kryeministri e ka bërë në një kontekst të samitit që e patëm për planin e zhvillimit, të rritjes më fal, ku do të ketë edhe 6 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor bazuar në performancën e reformave. Pra plani i rritjes është i lidhur me reformat sidomos në sundimin e ligjit, demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik.

Kosova është kampion në zhvillim e demokracisë dhe ekonomik. Pra nuk është e drejtë që gjithë këtë progres që Kosova e bën, në fund të kushtëzohet me disponimin e Serbisë në dialog. Ky është konteksti në të cilinë e ka thënë kryeministri pjesën për kushtëzimin në Shkup në 22 të këtij muaji.

Pra nuk është kërkesë që të hiqet njohja reciproke nga kushtëzimi me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sepse për këtë jemi shumë të vetëdijshëm. As Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtarë të BE pa njohur njëra-tjetrën, pa njohje reciproke. Por duhet të keni parasysh që Serbia është ajo që nuk po do as Bashkimin Europian dhe as normalizimin e marrëdhënieve. Në këto kushte mendoj që Kosovës nuk duhet ti pengohet, pra kjo është deklarata e kryeministrit, përafrimi me Bashkimin Europian por duhet të shikohet se cilat janë meritat", tha Zulfaj . 

Të fundit