Flash News

Kosova

Konjufca në OKB: Serbia të pranojë realitetin dhe të njohë Kosovën

Konjufca në OKB: Serbia të pranojë realitetin dhe të

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, gjatë fjalimit të tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces vazhdon të jetë Serbia.

“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE”, deklaroi ai.

Ai akuzoi gjithashtu Beogradin për ndërhyrje në proceset demokratike në Kosovë, përfshirë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhje përmes mbështetjes së Listës Serbe.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet përmes një partie në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike” ,u shpreh Konjufca.

Të fundit