Flash News

Kosova

"Kurrë mos harro", OSBE përkujton masakrën e Reçakut

"Kurrë mos harro", OSBE përkujton masakrën e

Misioni i OSBE-së ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Në një mesazh përkujtimor, OSBE-ja ka kujtuar dhe nderuar 45 jetët e humbura, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave.

“Kurrë mos harro”- ka shkruar OSBE në postimin e saj.

Po ashtu, organizata ka theksuar se kjo përvjetor shërben si kujtesë për detyrën kolektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke garantuar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë.

27 vjet me parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe i masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Të fundit