Flash News

Kosova

Kurti flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Kushtetuta e Ahtisaarit nuk e lejon

Kurti flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Kushtetuta

Albin Kurti ka folur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë gjatë një aktiviteti në Britani, ku ishte i pranishëm. Kurti ka thënë se Kushtetuta aktuale nuk e lejon bashkimin e dy shteteve shqiptare. Ai ka nënvizuar se kultura dhe vizoni drejt së ardhmes është i përbashkët.

“Kemi gjuhën e njëjtë, traditat e njëjta dhe kemi vetëdijën e përbashkët kulturore e historike. E kam fituar këtë mandat me punë e drejtësi dhe dua ta bëjë shtetin e Kosovës të fuqishëm edhe ekonomikisht edhe administrativisht.

Nuk shoh që përforcimi i Kosovës shkon në të kundërtën e Shqipërisë. Por, aktualisht nuk kemi të drejtë t’i bashkëngjitemi dikujt sepse Kushtetuta sipas Ahtisaarit e ka bërë këtë kundërthënie, sepse pika 1.1 thotë se Kosova është vend i pavarur ndërsa pika 1.3 nuk e lejon atë t’i bashkëngjitet një vendi tjetër”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit