Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Mbrëmjen e sotme në Kosovë kanë mbërritur dozat e para të vaksinës anti-Covid. Në aeroportin "Adem Jashari”, ka arritur kontingjenti me 24.000 doza nga AstraZeneca. Kjo sasi u mundësua nga organizata UNICEF, nëpërmjet COVAX.
Autoritetet përgjegjëse kanë gati planin e vaksinimit, i cili do të shtrihet në tre faza. Së pari, vaksinimi i bluzave të bardha, të moshuarit në shtëpitë sociale dhe stafet e tyre. Së dyti, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Kosova ishte i vetmi vend në Europë që nuk kishte marrë ende asnjë vaksinë kundër koronavirusit. Ndërkohë, shumë prej punonjësve të sistemit shëndetësor janë vaksinuar në Kukës, Shqipëri.
Ditëve të fundit në Kosovë është regjistruar rritje e rasteve me koronavirus. Sot u regjistruan dhjetë viktima dhe 914 raste. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që janë regjistruar muajt e fundit.