Flash News

Kosova

Miratimi i raportit për KiE, Osmani: Ditë historike për Kosovën

Miratimi i raportit për KiE, Osmani: Ditë historike për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pak pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar një raport që rekomandon pranimin e Kosovës si anëtare të plotë.

“Kjo është një ditë historike për ne , një konfirmim i progresit tonë si shtet dhe i përkushtimit tonë ndaj vlerave evropiane,” ka deklaruar Osmani.

Ky hap pozitiv tregon se Kosova është gati dhe e aftë për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në familjen e Këshillit të Evropës, duke ndarë detyrimet dhe përfitimet që vijnë me anëtarësimin.”

Presidentja ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vijojë të punojë me partnerët dhe aleatët për të arritur qëllimin e saj të përfshirjes së plotë, të garantuarit të qasje së drejtë për të gjithë qytetarët e saj në instrumentet që ofron Këshilli i Evropës.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës,” ka shtuar ajo.

Momenti vendimtar pritet të vijë më 18 prill, kur raporti, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të hidhet në votim para Asamblesë Parlamentare.

 

Të fundit