Flash News


Kosova

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të

Ka dështuar edhe sot tentativa për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Pas 15 dështimeve, seanca e radhës mbahet më 15 maj, pra pasnesër.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të nisë në orën 10:30.

Kjo ishte tentative e 15-të për ta funksionalizuar parlamentin.

Kandidatja e propozuar për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.

Pro saj votuan 56 deputetë, kundër një.

 

Të fundit