Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Për t’u bërë shtet anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse.
Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi.
Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - e shpallur në vitin 2008 - dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare.
Për më tepër, ajo ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila po ashtu është anëtare e OSBE-së.
Në radhët e kësaj organizate janë edhe Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën - ashtu si edhe shtete të tjera mosnjohëse.
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë se a planifikon të aplikojë për anëtarësim në OSBE dhe ku e sheh pengesën kryesore në këtë proces, por nuk mori përgjigje.
Ngjashëm, as misioni i OSBE-së në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment në lidhje me këtë temë, ndonëse konfirmoi marrjen e pyetjeve.
Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mori vendim për themelimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në korrik të vitit 1999 - pak javë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Misionit iu dha rol udhëheqës në çështjet që lidheshin me ndërtimin e institucioneve, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Ai është misioni më i madh në terren i OSBE-së, ndërsa mandati i tij është i përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në vendimin numër 305 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Misioni, aktualisht, ka pesë qendra rajonale - në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Në ueb-faqen e tij thuhet se ai është veçanërisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, monitorimin e gjyqësorit, lirinë dhe zhvillimin e medias, promovimin e mekanizmave kundër diskriminimit, përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe publike e të tjera.
Misioni i OSBE-së, po ashtu, bashkëpunon dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me qëllim të, siç thuhet, forcimit të kapaciteteve të tyre, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare.
Misioni mbështet edhe zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Aktualisht, në krye të tij është ambasadori Michael Davenport, diplomat britanik i karrierës.
Duke mos qenë anëtare e OSBE-së, Kosova nuk merr pjesë në takimin ministror të kësaj organizate që zhvillon punimet sot dhe nesër në Shkup të Maqedonisë së Veriut - vendit që aktualisht kryeson OSBE-në.
Samiti mbledh 76 delegacione nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe shtete partnere.
Në mesin e të pranishmëve është edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Por, vëmendjen e mediave e mori prania e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, Maqedonia e Veriut e lejoi pjesëmarrjen e tij në samit.
Për rrjedhojë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm.
Vitin e kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
Në gati 16 vjet pavarësi, vendi ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Kosova nuk është ende as anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera.
Pavarësia e Kosovës njihet nga 117 shtete.
Serbia, në disa raste, ka zhvilluar fushatë kundër njohjes apo për çnjohje të Kosovës, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./ REL
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24