Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi armësh e municionesh në pjesën veriore të vendit.
Policia rajonale e Kosovës në Mitrovicë ka zbardhur detaje nga aksioni i sotëm ku u gjetën armë të gjata të kalibrave të ndryshme, pistoleta, granata dore etj.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur të identifikojnë disa lokacione ku ndodhej armatimi i fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
Në lokacionin e parë janë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.
Ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.