Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Rrezikon burgim të përjetshëm
Prokuroria Speciale ka kundërshtuar lirimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në përgjigje të saj, zyra e Prokurorit të Specializuar, që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, rendit argumentet pse kundërshton kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht.
Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.
“Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të mbajtjes anembanë, përfshirë vrasjet dhe torturat. Krimet e paraqitura në akuza kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon rrezik të vazhdueshëm të arratisjes së tij, që do të rritet vetëm pasi Veseli do të mësojë fushën e plotë të provave kundër tij”, thuhet ndër të tjera në përgjigjjen e Prokurorisë.
Kadri Veseli u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tij. Po ashtu bashkë me të u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tij, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.